Në kuadër të situatës së krijuar si pasojë e COVID-19 dhe hyrjes në fuqi të ligjit që pas datës 15 tetor mbajtja e maskave është ë detyrueshme në çdo ambient të jashtëm, institucioni i Prefektit të Qarkut Shkodër u bën thirrje qytetarëve shkodranë që maska të bëhet pjesë e detyrueshme e veshjes së secilit dhe të jenë të ndërgjegjshëm mbi rëndësinë e respektimit me rigorozitet të rregullave anticovid.

MESAZHI PËR QYTETARËT

Të nderuar bashkëqytetarë;

Nga nesër maska do të jetë pjesë e detyrueshme e veshjes tonë në hapësirat e brendshme dhe në ato publike.

Sipas udhëzimeve të autoriteteve shëndetësore, mbajtja e maskës dhe e gjithë barrierave mbrojtëse do të na ndihmojë në parandalimin dhe uljen e rrezikut të përhapjes së infektimit Covid19.

Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm mbi rëndësinë e respektimit me rigorozitet të rregullave anti covid. Detyra jonë qytetare është të kontribuojmë sëbashku në përballimin e kësaj sfide, për veten tonë , familjen, të afërmit, shoqërinë dhe gjithë sistemin shëndetësor.

Ftojmë bashkëqytetarët të jenë bashkëpunues dhe të përgjegjshëm në respektim të këtyre masave të reja parandaluese dhe të mbështesin autoritetet publike në zbatim të këtij detyrimi.

Ju bëjmë thirrje që në asnjë rast dhe për asnjë arsye të mos ulni vigjilencën por të tregoni përgjegjësi individuale dhe sociale në respektim të përdorimit të maskës, distancimit fizik në respekt të rregullave të higjienës dhe protokolleve anti covid.

#QarkuShkodër