NGJARJA NDODHI PARA 3 MUAJVE, POLICIA BËN ARRESTIMIN E DY TË DYSHUARVE. Mbesa dyshohet për vjedhjen e më pas edhe vrasjes e gjyshes së saj. Një shtetase e moshuar gjeti vdekjen si pasojë e vjedhjes me dhunë në 25 shkurtin e këtij viti me dy të dyshuarit Gjoana Hila dhe Erando Qatipi, ngjarje e ndodhur në qytetin e Shkodrës. Që para 3 muajve e moshuara u gjet e vdekur në orët e mesditës.

Policia mbërriti në vendngjarje dhe konstatoi se në banesë dikush është futur me forcë dhe ka vjedhur disa bizhuteri floriri, dy unaza dhe një orë floriri bashkë një shumë parash. Gjoana Hila është mbesa e të moshuares që dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin Erando Qatipi, vjeç 27, banues në Tiranë kanë hyrë në shtëpunë e shtetases A.H dhe pas vjedhjes mund të kenë mbytur edhe personin në fjalë. Nga sa mësohet e moshuara rreth 80 vjeçe ka qenë edhe e sëmurë ndaj nuk ka patur asnjë mundësi për të reaguar ndaj dy të rinjve që dyshohen si autor të kësaj ngjarje. Policia në komunikatën për shtyp bën të ditur zbardhjen e kësaj ngjarje teksa njofton se dy të dyshuarit janë arrestuar për ngjarjen në fjalë. Policia nuk e ka patur të lehtë që të arrijë deri në zbardhjen e ngjarjes sepse më parë janë dyshuar edhe familjarë të tjerë të cilët edhe janë marrë në pyetje nga policia. Po ashtu dyshime ka patur edhe për persona që jetojnë në afërsi. Pas një pune 3-mujore hetimore të bërë nga specialistët e sektorit të krimeve të rënda në drejtorinë e policisë të qarkut Shkodër, në bashkëpunim me prokurorinë e rrethit gjyqësor Shkodër u bë e mundur zbardhja e ngjarjes së ndodhur në 25 shkurtin e këtij viti ku si pasojë shtetasja A.H gjeti vdekjen si pasojë e vjedhjes në banesën e saj. Si rezultat i kësaj pune bën të ditur policia u bë ekzekutimi i urdhërave të ndalimit të lëshuara nga ana e prokurorisë duke bërë kështu arrestimin e Erando Qatipit dhe mbesës së viktimës Gjoana Hila.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE