Shtrati i lumit Kir vazhdon të mbulohet çdo ditë nga intertet e hedhura nga persona të ndryshëm po ashtu edhe nga banorë të zonës të cilevë shtrati i këtij lumi u ngjan me një landfill mbeturinash.

Nga këta banorë është kërkuar disa herë që të bëhet një investim i mirëstudiuar në shtratin e lumit sepse firmat e ndryshme të inerteve e kanë devijuar shtratin e Kirit që po gërryen sipërfaqe të mëdha toke në atë zonë.

Situata vazhdon të rëndohet për fshatrat Kuç, Vukatanë dhe Bleran pasi shirat e rrëmbyeshëm ne stinën e dimrit fryhen dhe kërcenojne në këtë mënyre të gjithë banorët.

Një problem ky i pranishëm prej kohësh i lumit Kir por që akoma nuk ka gjetur zgjidhje nga institucionet përkatëse.