Masa të ashpra deri në heqjen e lejes së ndërtimit për të gjitha subjektet ndërtimore që hedhin mbetjet inerte në venddepozitime të palicensuara.

Lajmin e bëri të ditur ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi i cili së bashku me nënkryetarin e Bashkisë, Arbian Mazniku inspektuan një nga hotspotet e krijuara në Mëzez nga depozitimi prej vitesh në mënyrë të paligjshme i mbetjeve inerte.

Ministri Klosi bëri të ditur se 30 subjekte ndërtuese janë penalizuar nga Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit për hedhje të mbetjeve inerte jashtë vendepozitimeve të licensuara.

Kreu i Turizmit dhe Mjedisit tha se trajtimi i natyrës si një mall pa zot është krejtesisht i papranueshëm dhe se forca e ligjit do të jetë e ashpër për këdo subjekt që merret me gjenerimin, transportin dhe depozitimin e mbetjeve inerte.

Ministri Klosi kërkoi gjithashtu bashkëpunimin e qytetarëve për të denoncuar cdo rast flagrant të shkeljes së lligjit.

Artikulli paraprakRIHAPJA E DOSJES “AZEM HAJDARI”, IZET HAXHIA NË DORË TË GJYQTARIT TË 21 JANARIT
Artikulli tjetërLISTA PËR MIQËSORET, PANUCCI LË JASHTË SADIKUN, GRUMBULLOHEN GURI DHE BINAKU