Edhe pse sezoni turistik eshte ne prag, plazhi i Shengjinit eshte i tejndotur nga mbetje te ndryshme. Shirat e diteve te fundit nxoren ne breg nje papasterti te madhe, nderkaq nuk eshte marre asnje mase paraprake per pastrimin e zones turistike dhe plazhit te ndotura.

Sic shihet edhe ne pamje ne gjithe gjatesine e plazhit verehet nje siperfaqe e konsiderueshme e saj e mbushur me lloj-lloj mbetjesh. Sipas Administratorit te Shengjinit Gjok Deda (Caci), ndotja vjen si pasoje e lumit “Drin”. Ai thote se te gjitha mbeturinat nga Vau i Dejes e deri ne Lezhe perfundojne ne kete lume dhe me pas depozitohen ne det.

Administratori Deda foli edhe per heqjen e materialeve inerte nga prishja e IKMT ne vijen ranore te plazhit, ku te gjitha subjektet kane nje afat 10 ditore per largimin e tyre ne te kundert me pas nderhyn Bashkia Lezhe

Sipas drejtuesve te Njesise Administrative Shengjin, plazhi do te jete i paster nga cdo mbeturine ne celjen zyrtare, per te pritur pushuesit dhe turistet qe zgjedhin te pushojne ne kete vije bregdetare

Artikulli paraprak“FESTA E BËRDICËS”
Artikulli tjetër“E DREJTA E PUNËS PËRMES SHPREHISË SË VEPRIMIT”