TAKIM I “AARHUS” NË DSHP ME MJEK DHE INFERMIER TË QENDRAVE SHËNDETËSORE. “Qendrat shëndetësore dhe subjektet private nuk i trajtojnë siç duhet mbetjet spitalore”. Kështu u shpreh koordinatorja e “Aarhus” Alminda Mema gjatë një takimi me mjekë dhe infermier në drejtorinë e shëndetit publik. Shefi i higjenës në shëndetin publik Burim Gjyli pranoi situatën duke thënë se nuk është rruga e duhur drejt Europës duke shkelur në shiringat e qendrave shëndetësore.

Drejtorja e shëndetit publik Amela Bushati tha se përgjegjësia për mbetjet spitalore është e inspektoriatit shëndetësor dhe jo më DSHP. Në fund kryeinspektori i inspektoriatit shëndetësor Zamir Llazani pranoi se mbetjet spitalore janë një problem i mbartur dhe se ky proçes është i prapambetur. Të gjitha qendrat shëndetësore bashkë me subjektet private të prodhimit të mbetjeve spitalore janë të detyruara që të lidhin kontrata me firmat e liçensuara për trajtimin e këtyre mbetjeve duke patur përgjegjësi deri në asgjesimin e tyre në të parrezikshme.

Artikulli paraprakPD VAU DEJËS, DENONCON BLERJEN E VOTËS NGA TOM DOSHI
Artikulli tjetërSHKOLLA ARTISTIKE KONCERT ME FËMIJËT E KOPSHTEVE