Edhe pse shpesh herë është thënë që argjinaturat duhet të mbrohen e madje të mirëmbahen e të investohen, tek argjinatura e lumit Kir ndodh e kundërta.Çdo ditë aty sasia e mbeturinave që hidhen është e konsiderueshme.Një problem shqetësues është edhe dëmtimi i përditshëm i argjinaturës.

Përballë kësaj situate të gjitha institucionet përgjegjëse tregohen indiferente edhe pse janë të vetëdijshme për dëmet që mund ti shkaktojë ky lum qytetit të Shkodrës dhe banesave aty pranë.Ndotësit kryesor dhe shkaktarët e vetëm të kësaj masakre mjedisore janë banorët, por këta të fundit e justifikojnë këtë me faktin se në këtë vend nuk është kujtuar askush nga institucionet përgjegjëse që të vendosë kazanë për mbeturinat.

Brigjet e lumenjve vazhdojnë që të dëmtohen pa kriter duke shkaktuar një masaker të vërtetë mjedisore.Në të njëjtën kohë nuk dihet ende se deri kur kjo situatë e papranueshme do të vijojë të jetë në këtë gjendje..Në fakt kur mendon këto pamje janë vërtet skandaloze ku mbetjet lulëzojnë cdo ditë. Pamjet tregojnë se si banorët që jetojnë përreth tregohen të papërgjegjshëm.

Për shkak të këtij fenomeni rrezikohen edhe sëmundje të ndryshme që banorët mund të marrin. Nga ana tjetër, përballë kësaj situate të gjithë institucionet përgjegjëse tregohen indiferente edhe pse e dinë që dëmet që mund t’i shkaktoj lumi Kir banesave mund të jenë të parikuperueshme.Prej vitesh flitet për devijimin që ka pësuar lumi Kir, zgjerimin e shtratit të këtij lumi apo edhe shterrimin në masë të konsiderueshme.

Gërryerja, hedhja e mbeturinave dhe harresa totale çojnë më pas në një gjëndje ku askush nuk ka forcën për ta sjellë në gjëndjen e mëparshme. E pasojat i ndjejnë vetëm banorët që lidhen në mënyra të ndryshme me shtratet e lumenjve duke jetuar me frikën e përmbytjes sa here ka reshje shiu.

Artikulli paraprakSHKODËR, FERMERËT TREGOJNË CILËSINË E PRODHIMEVE
Artikulli tjetërLEZHË, SHIU PËRMBYT RRUGËT