Papastërtia në lagjet dhe në njësitë e bashkisë së Shkodrës është kthyer në një problem serioz për jetën e qytetarëve.Në shumë njësi administrative kazanët e mbeturinave nuk ekzistojnë.

E tillë është situata në fshatin Hot i Ri banorët e së cilit në mungesë të kazaneve i depozitojnë mbeturinat në ish fushën e aviacionit në fshatin Grudë.Një situatë të tillë e dëshmojnë edhe pamjet e filmuara në këtë ambjent.

Banorët janë të ndërgjegjshëm që po e ndotin ambjentin por thonë se kjo ndodh sepse nuk kemi kazane mbeturinash.

Banori Lulash Cepuri i bën thirrje bashkisë që të vendosë kazanë për hedhjen e mbeturinave në fshatin Hot i Ri.

Organet kompetente janë treguar neglizhent në përmbushjen e detyrave dhe pavarësisht ankesave të shumta të banorëvë , nuk është marrë asnjë masë.

Banorët ankohen për këtë gjendje, pasi në fshat koshat e plehrave as që ekzistojnë.