Mbi 100 gra, janë viktima të dhunës në familje në Itali në 10 muajt e parë të 2018 e mes tyre është historia e Elsës apo e Fjoralbës, dy gra shqiptare të masakruara nga bashkëshorti vetëm se vendosën t’i japin fund një martese apo dashurie të marrë fund me kohë.

Prej vitit 2000 e deri më sot, në Itali janë mbi 3100 gra viktima nga dora e atij që dikur i deklaronte dashuri. Çdo javë mesatarisht 3 gra mbeten viktimë për motive banale e në çdo 4 raste, 3 prej tyre vriten nga një familjar i tyre.

Sipas të dhënave të Eures, 70.2% e dhunës në familje konsumohet brenda raportit të një çifti, e po sipas Eures mosha e viktimave ka shënuar një rritje progresive vit pas viti, duke shënuar sot moshën mesatare 52 vjeç.

Nuk janë vetëm vajza të reja që kanë mbyllur një histori dashurie, por janë gra e nëna që kanë vendosur t’i thonë jo një martese të palumtur e të dhunshme.

Në Itali më 2018 janë 11 801 denoncime të bëra nga gra të dhunuara në familje e 8414 raste të stalking. Dhunë fizike, dhunë psikologjike, dhunë seksuale deri në vrasje.

Mes 106 grave viktima nga dhuna në familje, në Itali është dhe historia e dy grave shqiptare Elsa Tereziut dhe e Fjoralba Nonaj.

Elsa Tereziu 52 vjeç mbeti viktimë më 27 maj të 2018 pas tre goditjeve me thikë në fyt nga bashkëshorti i saj Xhevdet Mehmeti 57 vjeç.

Trupi i saj u gjet i pa jetë në kuzhinën e apartamentit të tyre. 57- vjeçari Xhevdet Mehmeti u dorëzua në polici duke pranuar autorësinë e krimit.

Mediat italiane përcjellin informacionin se forcat e policisë në të shkuarën kishin ndërhyrë disa herë në apartamentin e familjes shqiptare për të sheshuar grindjet mes çiftit.

Madje viktima Elsa Tereziu kishte marrë jo pak herë ndihmën mjekësore në spitalin e qytetit për shkak të dhunës së ushtruar nga bashëkshorti. Por asnëjherë ajo nuk e kishte denoncuar, duke pohuar se ishte vrarë aksidentalisht.

Fjoralba Nonaj 34 vjeç u masakrua për vdekje më 30 maj 2018 pasi u godit me thikë në gjoks, fyt e trup nga bashkëshorti i saj maroken Bouchaib Frihi.

Vrasja u krye në automjetin e saj dhe dëshmitari i vetëm qe djali i tyre 5 vjeçar, të cilin Foralba sapo e kishte marrë nga kopshti.

Çifti jetonte në komunën e Seregnos në provincën e Monzës. Ata ishin drejt divorcit e kishin 2 muaj që nuk jetonin bashkë.

Artikulli paraprakGRABITET ME FORCË 23-VJEÇARI, I MARRIN MAKINËN
Artikulli tjetërNË KËRKIM PËR VRASJEN QË TRONDITI ISH-BLLOKUN, DORËZOHET NË POLICI ALEKS BOSHNJAKU