Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, numri i personave të infektuar me koronavirus në botë ka tejkaluar shifrën 1.5 milion përkatësisht 1,502,618.

Këto shifra tregojnë rritje prej gjysmë milioni në gjashtë ditë.

Numri i të prekurve mendohet se është shumë më i lartë, pasi shumica e personave janë duke u përballur me simptoma të lehta.

89,915 persona kanë vdekur në gjithë botën dhe 339,775 janë shëruar.

Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të të prekurve, 432,000, të pasuara nga Spanja, Italia dhe Gjermania, shkruan BBC.

Italia deri më tani ka numrin më të madh të të vdekurve, 17,669, ndërkohë 15,238 persona kanë vdekur në Spanjë dhe 10,869 në Francë.

Mbretëria e Bashkuar deri më tani ka më shumë se 7,097 të vdekur dhe mbi 61,487 të infektuar.

Raportimi i orës 17:10