Mbi 200 turistë ukrainas, të cilët për mbi 24 orë u bllokuan në aeroporin e Rinasit, kanë mundur të largohen drejt vendit të tyre, rreth mesnatës së kaluar.

Turistët u bllokuan në aeroportin e kryeqytetit shqiptar për shkak të anulimit të fluturimit të tyre, drejt Ukrainës.

Zëvendës Drejtori i Departamentit të Shërbimit Konsullor të Ministrisë së Jashtme të Ukrainës Vasyl Kyrylych raportoi këtë në Tëitter.

“Një aeroplan me të gjithë ukrainasit të cilët presin të ktheheshin në shtëpi u larguan nga Tirana për Kiev në orën 22:20 [më 2 korrik]”, shkroi ai.

Rreth 200 turistë ukrainas, të cilët duhej të transportoheshin në shtëpi nga Bravo Airways, nuk mund të fluturojnë nga Shqipëria për 24 orë.

Qindra turistë ukrainas mbeten të bllokuar në aeroporte në disa vende. Për disa orë apo edhe ditë, njerëzit presin për fluturimet e tyre në aeroporte në Tunizi, Shqipëri, Gjeorgji, si dhe në Aeroportin Zhuliany të Kievit.

Bravo Airways tha se fluturimet ishin vonuar për disa ditë për shkak të mashtrimit – mos pagesa e fondeve nga operatori turistik. Kjo e fundit e mohon fajin e saj.

Përveç kësaj, rreth 160 turistë ukrainas nuk mund të kthehen në shtëpi nga Palma de Mallorca. Fluturimi duhet të ishte kryer nga YanAir Airlines. Shërbimi i shtypit i operatorit të udhëtimeve tha Ukrinform se vonesa ishte shkaktuar nga një dështim teknik i aeroplanit YanAir.

Artikulli paraprakAKSIDENT TRAGJIK, PËRPLASET PËR VDEKJE I MOSHUARI
Artikulli tjetërBOTËRORI 2018/ ANGLIA MPOSHT ME PENALLTI KOLUMBINË DHE KUALIFIKOHET NË ÇEREKFINALE