Kryetari i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave) Shkëlqim Ganaj ka raportuar në Komisionin e Ligjeve për vitin 2017.

Ai u shpreh se institucioni ka pasur një ngarkesë të madhe, pasi ka punuar për kontrollin e pasurisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve, që po kalojnë në Vetting.

Ganaj deklaroi se nga kontrolli që ILDKPKI ka bërë për 800 gjyqtarë dhe prokurorë, rezulton se mbi 50% e tyre kanë probleme me pasurinë dhe pritet që të shkarkohen nga vettingu.

Rezulton se shumica e gjyqtarëve dhe prokurorëve janë shkarkuar për shkak të problemeve me pasurinë dhe trendi që parashikohet me këtë ecuri kur pritet të shkarkohen mbi 350 njerëz të drejtësisë në Shqipëri.