Vazhdon në Elbasan mbledhja me dyer të mbyllura e opozitës.

Burime bëjnë me dije se ish-kryeministri Berisha është shprehur se fokusi i aksionit opozitar duhet të jetë kryeministri Edi Rama, pasi të tjerët janë dytësorë.

“Të fokusohemi tek Rama. Ai është kryesori. Të tjerët janë dytësore”-mësohet të jetë shprehur Berisha.

Mbledhja e opozitës në Elbasan, vjen pas prezantimit që kryetari i PD-së, Lulzim Basha, bëri për planin me 4 pika të opozitës, ku përfshihej një nismë kushtetuese për Vettingun ndaj politikanëve.