Të gjitha mediat serbe i kanë kushtuar hapësirë mbledhjes së përbashkët të Shqipërisë dhe Kosovës dje në Pejë.

Takimi mori një ngjyrim tjetër referuar kontekstit, faktit që Prishtina vendosi 100% tarifë për mallrat serbe, ndërsa me Shqipërinë i zeroi. Në numrin e sotëm të shtypit gazeta “Alo” shkruan “Shqiptarët bashkohen në 2025”.

Kryeministrat Rama dhe Haradinaj si dhe anëtarët e kabinetit qeveritar të të dy vendeve nënshkruan dje 9 marrëveshje (lexo këtu). Disa nga marrëveshjet e rëndësishme të firmosura janë unifikimi doganor, heqja e tarifave roaming, njohja e ndërsjellë e patentave mes dy vendeve etj.

Marrëveshjet e firmosura në Pejë pritet të lehtësojnë komunikimet mes biznesit dhe qytetarëve të të dy vendeve, duke shmangur ato barriera që ishin pengesë deri sot.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE