Është zhvilluar sot mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë ku është hapur gara për krijimin e SPAK, ose prokuroria Speciale Anti-korrupsion. KLP vendosi sot që tju japë një muaj kohë prokurorëve në të gjithë vendin që të aplikojnë për tu bërë pjesë e SPAK.

Janë 15 vende bosh për të gjithë prokurorët e rretheve dhe Tiranës që të mund të bëhen pjesë e prokurorisë Speciale.

Të tjera pika që janë diskutuar sot në mbledhjen ishte edhe kërkesa e prokurorëve Besim Hajdarmataj dhe Olsi Çela për t’u kthyer në punë tek Krimet e Rënda.

Hajdarmataj dhe Çela refuzuan të jepnin pretencën për grupin e Emiljano Shullazit. KLP vendosi t’a shtyjë me një javë vendimin për dy prokurorët me argumentin se kryeprokurorja Arta Marku ka dorëzuar një material shtesë për këtë cështje.

Sot u vendos që 6 magjistratët që kanë 4 muaj që presin të emërohen të jenë pjesë e administratës së KLP dhe tw ndihmojnw nw krijimin e kwsaj administrate

Por çfarë është SPAK njohur si Prokuroria e Posaçme?

Prokuroria e Posaçme ushtron ndjekjen penale dhe përfaqëson akuzën në emër të shtetit para Gjykatës së Shkallës së Parë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar,

Gjykatës së Apelit kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe Gjykatës së Lartë, merr masa dhe mbikëqyr ekzekutimin e vendimeve penale, si dhe kryen detyra të tjera të ngarkuara me ligj.

Artikulli paraprakSTUDENTI: S’I TENTOI VAJZA E DEPUTETIT TË PS TË NDALTE PROTESTËN
Artikulli tjetërMOTI I KEQ, PARALIZOHET LUNDRIMI I TRAGETEVE NË DURRËS