Me rastin e festave të 28 dhe 29 nëntorit, organizata e veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare organizoi një veprimtari përkujtimore kushtuar këtyre festave.

Pjesë e këtij aktiviteti u bënë edhe përfaqësues të Partisë Socialiste Shkodër, por asnje deputetw i kwsaj partie, prefekti Cesk Millja, veteranë dhe familjarë të dëshmorëve të atdheut. Në fjalën e tij, kryetari i kësaj organizate, Agim Peci, lartësoi kontributin e madh të dëshmorëve të rënë për lirinë dhe çlirimin e atdheut.

Sipas tij, dita e pavarësisë dhe çlirimit janë dy ditët më të mëdha të historisë, në themel të tyre janë lumenj gjaku të derdhur, të palëkundur përballë armikut. Duke përshëndetur këtë aktivitet, prefekti Çesk Millja, në fjalën e tij vlerësoi kontributin e Shkodrës në çlirimin e vendit si një ditë të madhe të popullit shqiptar.

Organizimi përshiu edhe një grup nxënësish nga shkolla 9- vjeçare “Dëshmorët e Prishtinës”, të cilët kishin përgatitur një aktivitet artistik me këngë e valle kushtuar atdheut.

Artikulli paraprakRRITJA E KINËS DHE RILINDJA E RUSISË PARAQESIN RREZIK TË SHTUAR LUFTE
Artikulli tjetërREAGON LANÇ PAS DEKLARATAVE TË DEPUTETIT