Partia Socialiste ka mbledhur sot për rreth 45 minuta Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste.

Burime nga mbledhja bënë me dije se kryeministri Edi Rama ka qëndruar vetëm disa minuta, për t’ja lënë drejtimin e saj, Taulant Ballës.

Përpara grupit, Balla mësohet të ketë thënë se socialistët duhet të fokusohen tek axhenda e tyre parlamentare dhe politike.

“Duhet të merremi me axhendën tonë parlamentare dhe politike. Opozita ka hallet e veta”

Të njëjtat burime saktësojnë se në mbledhje nuk është thënë asnjë fjalë për deputetin Rrahman Rraja,

i cili nuk ka qenë i pranishëm sot në mbledhjen e Kryesisë, por shkoi në Kryesinë e Kuvendit pas mbledhjes së grupit, ku edhe qëndroi 5 minuta.

Pak para se të mblidhej grupi, Kryeministri i vendit Edi Rama u takua me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi.

Djali i deputetit Rrahman Rraja u arrestua një ditë më parë për dhunën dhe kanosjen e 25-vjeçares Xhisiela Maloku.

Dy ditë më parë nga Korça, kryeministri kërkoi prova për përfshirjen e tij në këtë ngjarje, duke lënë të nënkuptohet se ishte i gatshëm të ndërmerrte çdo masë.