Me dy pika të rëndit të dites, Këshilli Bashkiak Malësi e Madhe, është mbledhur në mesditen e së hënes, per ti lënë pastaj rradhën mbledhjes së ardhme diten e enjte, per te diskutuar problematika te gjera të rëndësishme per komunitetin.

Miratimi i ndihmes ekonomike dhe Paftësisë per muajn mars 2018 dhe miratimi i fondit 6% i ndihmës ekonomike per muajin Janar-Shkurt, janë miratuar nga këshilltaret e Bashkisë.

Nderkohë, si gjithmonë, keshilltaret demokrat Mimoza Rexhvelaj e Gjovalin Veshtaj, jane ndalur në problematikat e përhershme , siç janë: Gjendja e mjeruar e mjaft familjeve në M.madhe.

Kerkesa e këtyre këshilltarve ka qënë që në mbledhjen e rradhes të jetë prezënt e ftuar drejtoresha rajonale e sherbimit social

znj. Valbona Tula per të diskutuar rreth pakënaqësive të komunitetit, por edhe të këshilltarve per sistemin e aplikimit të ndihmës sociale.

 

Artikulli paraprak3670 HA TOKË NËN UJË, 400 SHTËPI TË BLLOKUARA
Artikulli tjetërPËRMBYTJA NË UNAZËN PERËNDIMORE