Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike është mbledhur në selinë e kësaj force politike, ndërsa në mbledhje kanë marrë pjesë edhe disa nga kritikët e kreu demokrat Lulzim Basha.Mësohet se mbledhja ka nisur me prezantimin e ndryshimeve në statut, që janë bërë të njohura nga Sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani.

Këshilli Kombëtar përbëhet nga 256 anëtarë, ku përfshihen kryetarët e degëve, deputetët dhe kryetarët e bashkive, si dhe të zgjedhurit nga Kuvendi Kombëtar.

I pranishëm në mbledhjen e Këshillit Kombëtar është edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, një prej kritikëve të Bashës.

Kreu demokrat Lulzim Basha ka mbërritur në seli pak para nisjes së mbledhjes.
Risitë kryesore të draft statutit të PD bazohen në 3 shtylla kryesore që garantojnë zgjerimin e demokracisë së brendshme dhe përfshirjen e antarësisë në vendimmarrje.

1. Siguron garë të ndershme dhe të barabartë në të gjitha nivelet, duke nisur nga kryetari i partisë.

2. Transferon pushtetin në organet kolegjiale, duke forcuar Kryesinë, Këshillin Kombëtar dhe Kuvendin Kombëtar.

3. Vendos sistemin e kontrollit dhe balancës mes pushteteve. Kryetari zgjidhet me 1 anëtar, 1 votë nga anëtarësia, por shkarkohet me propozimin e gjysmës së Këshillit Kombëtar dhe me miratimin e Kuvendit Kombëtar.

Këshilli Kombnëtar i PD-së ka rrëzuar me shumicë votash propozimin e ish-ministrit të mbrojtjes, Arben Imami, për të përfshirë në rendin e ditës raportin për zgjedhjet e 25 qershorit 2017. Sikundër raportohet në favor të propozimit kanë qenë dy anëtarët e Këshillit Kombëtar, Arqile Gorea dhe Valbona Mezini.

Burimet bëjnë me dije se gjithashtu Imami ka kërkuar që në Kuvendin Kombëtar të PD, krahas draftit të grupit të punës të futet edhe drafti i propozuar prej tij dhe Edit Harxhit.

Ndërkohë që Edvin Kulluri ka propozuar që në diskutim të përfshihen të gjitha draftet e propozuara lidhur me ndryshimet në statut. Kulluri duke iu drejtuar Bashës ka deklaruar se nuk mund të votohet vetëm mbi atë çka propozohet nga ju.

Ndërkohë Sherefedin Shehu ka propozuar që ndryshimet në statut t’i shkojnë grupseksioneve.

Artikulli paraprakAUTOBUSI PËRPLASET ME KARROTRECIN ,6 TË PLAGOSUR
Artikulli tjetërSTATUTI I PD NUK PARASHIKON DORËHEQJE TË KRYETARIT NË RAST HUMBJE TË ZGJEDHJEVE