Është mbledhur këtë pasdite Komisioni i Posaçëm për Reformën në Drejtësi.

I pari ka folur drejtuesi i kësaj mbledhjeje, Fatmir Xhafaj. Ky i fundit tha se Venecia solli vlerësimin paraprak të draftit. Sipas tij, seanca për draftin final do të jepet më 12 mars. “Venecia solli vlerësimin paraprak të draftit. Seanca për draftin final do të jepet më 12 mars. Falënderoj ekspertët për reformën në drejtësi”, u shpreh Xhafaj. Menjëherë pas tij e ka marrë fjalën demokrati Eduard Halimi. Ky theksoi se opinioni i Venecias është baza për të ecur përpara. Ndërsa, shtoi se reforma duhet të bazohet te dialogu politik. “Opinioni i Venecias, bazë për të ecur përpara. PD përshëndeti draft-raportin e Venecias. Reforma të jetë e standardeve më të larta. Të bazohet te dialogu politik”, tha Halimi. 

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakRAMA KOMENTON NË FACEBOOK VIZITËN E TIJ NË SHKODËR
Artikulli tjetërSHENJTËRIMI I NËNË TEREZËS ME 15 MARS, E KONFIRMON PAPA