Byroja e Kuvendit është mbledhur sërish për incidentin e së enjtes në sallën e Kuvendit, ku deputetë të PD-së u përplasën me deputetin e PS-së, Erion Braçe.

Deputeti Braçe, gjatë fjalës së mbajtur, acaroi atmosferën në sallë teksa u përplas verbalisht me ish-kryeministrin Berisha dhe deputeten Topalli. Më pas, Ristani, Paloka e Keta tentuan që ta largonin nga foltorja, por ndërhynë truprojat e Gardës për të parandaluar konfliktin fizik. Nga njëra anë, PS-ja kërkon që të përjashtohen nga Kuvendi deputetët Berisha, Ristani, Paloka e Keta, ndërsa opozita kërkon përjashtimin e Braçes me 10 ditë, duke pretenduar se ka përdorur një fjalor të ulët ndaj grave deputete të PD-së.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakVELIAJ-NISHANIT: TI KE VILË NË PARK, FËMIJËT DO TË KENË KËNDIN E TYRE
Artikulli tjetërREALI BËN NJË BLERJE TË MADHE, BËHET FJALË PËR EDEN HAZARD