TEMA TË DISKUTIMIT KRIJIMI I DEPARTAMENTEVE DHE NJË AKSION OPOZITAR.Kryesia e Partisë Demokratike në qytetin e Shkodrës ka zhvilluar mbledhjen e saj të radhës. Një ditë më parë, në selinë e PD kanë qenë të pranishëm thuajse të gjithë antarët e kryesisë bashkë me kryetarine Partisë Demokratike, Ramiz Çobaj dhe dy deputetët e PD për Qarkun e Shkodrës,

Helidon Bushati dhe Voltana Ademi. Axhenda në këtë mbledhje ka qenë lidhur me krijimin e departamenteve, angazhimi i kryesisë dhe gjithë antarve të Partisë Demokratike për thirrjen dhe përfshirjen e intelektualëve të fushave të ndryshme për të qenë antar teknik të departamenteve dhe për të dhënë një oponencë teknike. Nga sa mësohet, burime pranë të pranishmëve bëjne me dije se drejtuesit lokal të departamenteve të PD mund të jenë edhe prej kryesisë së demokratëve të Shkodrës. Idea është që në bazë të statutit të PD-së do të krijohen edhe departamentet. Deri tani kanë ardhur disa CV por duket se nuk janë të mjaftueshme sepse ka edhe persona të tjerë që PD mendon se duhet të jenë pjesë e aplikimeve. Afro 30 – 40 persona deri tani kanë aplikuar por në Shkodër PD mendon se ka shumë më shumë intelektual që mund të japin mendime teknike dhe mund të jenë pjesë e këtyre departamenteve. Një tjetër pikë e diksutuar është aksioni opozitar i PD për qarkun e Shkodrës, qytetin kryesisht. Është kërkuar që të ketë një reagim të drejtpërdrejtë nga kryesia e PD, nga antarët e PD për ngjarjet që ndodhin në Shkodër. Largimet nga puna, shëndetësia, burgimet selektive pas aksioneve të OSHEE, ekonomia, arsimi apo çështje të tjera. Debati tashmë mësohet se ka ndryshuar në PD-në e Shkodrës duke patur diskutime konstruktive. Kryesia ka gjetur dakordsinë për aksionin opozitar në kryeqendrën e veriut.  Zërat e vetëm që kanë qenë kundur janë të lidhura me atë se për çfarë mund të reagohet. Bëhet e ditur se ky aksion nuk mund të jetë vetëm politik por për realitetin e përditshëm dhe gjëra të cilat duhet të thuhen. Nga ana tjetër zgjedhjet e ardhshme lokale nuk ka qenë pjesë e diskutimit por vetëm organizimi dhe ristrukturimi për të patur reagim të fortë të demokratëve shkodran. 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/nKSHGZOqMyk” frameborder=”0″ allowfullscreen ]