Zoran Zaev ka drejtuar mbledhjen e parë të kabinetit qeverisës së Kryeministër i Maqedonisë, ndërsa në këtë sesion është përzgjedhur Dear Rashovki si Sekretar i Përgjithshëm, ndërsa janë emëruar zyrtarisht zv. Kryeministrat, Ministrat pa portofol si dhe kryetarët e Komisioneve.

Sikurse pritej, BDI do të përfaqësohet në qeveri me dy zv/Kryeministra, që janë Bujar Osmani dhe Hazbi Lika. Në mbledhjen e rradhës, pritet të bëhet ndarja e posteve zv/Ministrore, ku partitë shqiptare mund të marrin katër ose pesë të tilla. Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka zhvilluar mbledhjen e parë me kabinetin e tij qeverisës, ndërsa vendimi më i rëndësishëm ka qënë përzgjedhja e Dear Rashovskit në postin e Sekretarit të Përgjithshëm.

Gjithashtu, sikurse pritej gjatë mbledhjes janë bërë emërimet e pesë zv. Kryeministrave, kryetarëve të Komisioneve dhe u është dhënë mandati Ministrave pa portofol. Në kuadër të marrëveshjes, dy zv. Kryeministra vijnë nga rradhët e BDI-së. Bujar Osmani do të jetë zv/Kryeminsitër për çështjet europiane, ndërkohë që Hazbi Lika do të jetë zv/Kryeminsitër për Sistemin Politik.

Zyrtarizimi u bë pikërisht gjatë mbledhjes. Kryeministri njoftoi gjithashtu se në mbledhjen e rradhës, pritet të zgjidhet zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm. Ai do të vijë nga rradhët e BDI-së, në bazë të akordit që kanë arritur palët. Ndërkohë, me mjaft interes do të priten edhe ndarja e mëtejshme e posteve zv. Ministrore. Liderët e LSDM, BDI dhe Lëvizjes për Shqiptarët do të zhvillojnë një tjetër mbledhje për të përcaktuar mënyrën se si do të organizohet puna në disa Ministri.

Në bazë të burimeve mediatike, aktualisht po diskutohet nëse partitë shqiptare do të kenë 4 apo 5 zv. Ministra në qeverinë e re. Në rast se do të vendoset për 4, atëherë raporti do të jetë 3 për BDI dhe një për Aleancën për Shqiptarët. Ndërkohë, nëse do të bihet dakord për pesë zv. Ministra nga partitë shqiptare, Aleancës do t’i takojnë dy të tillë.