Shtabi i emergjencave civile i Prefektures Shkoder eshte mbledhur pasditen e se martes per te diskutuar rreth situates se fundit te permbytjeve ne kete qark.

Prefekti Çesk Millja: Duke parë që situata ka precipituar, duhen marrë masa për të minimizuar pasojat dhe gjendjen e përmbytjeve.

Pëllumb Dani ka theksuar se : Situata e veshtire ne Dajç dhe Anë të Malit. Niveli i ujit është rritur me 10 cm. Pritet të rriten shkarkimet në HEC-in e Vau Dejës. Prurjet po i afrohen nivelit kritikë.

Arben Gjuraj,nenkryetar i Bashkise Shkoder ka theksuar se: Impakti i përmbytjes do të jetë jo i vogël. Të vlerësohen të gjitha problematikat. Bashkia ka në të gjitha njësitë specialistët e bujqësisë.

Drejtori u bujqesise : Mustafë Kraja: Zona e përmbytur është më blektoralja, kjo pjesë do ndihma. Duhet planifikim emergjence e dytë për Anën e Malit
.
Çesk Millja: 40 ton koncentrat, vjen brenda 1 ose 2 ditësh, në mënyrl që të kalohet të paktën një 15 ditësh. Për derrat, gjedhët dhe kafshët e imta.

Kryetarja Ademi kërkon përgjigje për shpalljen e gjendjes së emergjencave, përderisa gjendja vazhdon te jete e rende.Prefekti Millja shprehet se është në bisedime me ministrinë, dhe është në vlerësim të situatës.