Është mbledhur mesditen e së martës në Prefekturën e Shkodrës Task Forca e posacme për drogën ku është raportuar për situatën pas operacioneve të fundit ,

ndërkohë që diskutimet u fokusuan në punën e policisë për asgjesimin në zonat më të nxehta të kultivimit.Të pranishëm ishin ish- drejtuesi i policisë së Shkodrës Gjovalin Loka aktualisht me detyrë Drejtor për Rendin dhe Sigurinë në Policinë e Shtetit si dhe zv drejtorja e policisë së shtetit Aida Hajnaj.

Në fjalën e tij zoti Loka shprehu besimin dhe garantoi se qarku i Shkodrës do të zhduket njëherë e përgjithmonë nga harta e drogës.

Ndërsa drejtuesi i drejtorisë vendore së policisë Shkodër Vehbi Bushati ndërsa bëri një pasqyrim të viteve të fundit e cilësoi 2016 tën si vitin më të suksesshëm.

Sipas Bushatit kultivimi i kanabisit ka ndikim të drejtpërdrejtë edhe në procesin e integrimit njëkohësisht është fenomen i cili ka sjellë inkriminimin e një numri të madh personash

Të pranishëm në mbledhje kanë qënë drejtues të bashkive të qarkut dhe administrator të njësive vendore të cilët morën udhëzimet përkatëse nga ana e drejtuesve të policisë.