Derdhja e ujërvae të zeza në lumin Buna dhe liqenin e Shkodrës prej vitesh është kthyer në shkaktarin kryesor të ndotjes së kësaj zone të mbrojtur. Ky skandal mjedisor i cili përsëritet vazhdimisht larg vëmendjes së institucioneve përgjegjëse ka krijuar shumë pakënaqësi tek qytetarët shkodranë. Shumë prej tyre frekuentues të pedonales së Molos dhe bukurive natyrore që lumi Buna flasin me keqardhje për mënyrën si po degradon kjo hapësirë.

Shumë prej tyre kërkojnë që bashkia Shkodër të ndërhyjë në kohë për ndalimin e këtij fenomeni.

Në këtë periudhë të përhapjes së pandemisë COVID-19 ku popullata është më e ndjeshme përballë ekspozimit ndaj infeksionit, ndotja që shkaktohet nga derdhja e ujërave të zeza në zonën e mbrojtur të Bunës është ndër ndotjet mjedisore që duhet të marrë zgjidhje sa më parë. Në breg të lumit, si shkak i infeksioneve të përhapura aty pranë gjen kafshë të ngordhura dhe era e rëndë e bën të pamundur qëndrimin atje kryesisht gjatë verës, si shkak edhe i temperaturave të larta.