Pas 98 kg kanabis të sekuestruara në Vlorë, një tjetër sasi lënde narkotike është kapur në Korçë. Policia ka sekuestruar sasinë prej 121 kg kanabis, ndërsa ka arrestuar katër trafikantë.

Në pranga kanë rënë shtetasit Bardhyl Hoxha, 49 vjeç, Kledjan Karaj, 38 vjeç, si dhe dy 17-vjeçarët, J. K. dhe L. H.

Arrestimi i tyre është bërë, pasi në pyllin e fshatit Vidohovë shtetasve të mësipërm iu është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 121 kg bimë narkotike