23 shkolla në rrethin e Lezhës dhe Matit nuk do të hapin dyert për vitin e ri mësimor, për shkak të uljes së numrit të nxënësve.

Statistikat tregojnë se në shtator të vitit 2014 në shkollat e Matit mësonin 12 mijë nxënës, ndërsa në këtë shtator numri pritet të jetë i përgjysmuar.

9 prej shkollave që do të mbyllen janë në rrethin e Lezhës, ndërsa 14 në atë të Matit.

Drejtuesit e Arsimit thonë se vendimi për mbylljen e shkollave është marrë për të eliminuar klasat kolektive, ku nxënës të moshave të ndryshme bëjnë mësim me një mësues.

Një nga shkollat që do të mbyllet në Lezhë, është edhe ajo në fshatin Fishtë, ku ka lindur edhe poeti shqiptar “At Gjergj Fishta”

 

Artikulli paraprakSIGURIA USHQIMORE, INSPEKTIM BIZNESEVE AFËR SHKOLLAVE
Artikulli tjetërLIGA E KOMBEVE, SKOCI-SHQIPËRI 2-0