Ora 20:00 ka shënuar mbylljen e afatit zyrtar të votimit për zgjedhjet lokale në komunën e Tuzit në Mal të Zi.

Procesi në rajonin me shumicë shqiptare nisi në orën 7 të mëngjesit ku të drejtë votimi kishin 11900 banorë. Pjesmarrja në votime ka qenë rreth 64%.
Gjatë ditës nuk kanë munguar dhe tentativat e blerjes së votës.

Kjo e dielë po shihet si një ditë historike për shqiptarët e komunës së Tuzit në Mal të Zi, të cilët për herë të parë pas 62 viteve u jepet mundësia të qeverisin të pavarur nga Podgorica zyrtare.

Në siglën “Malësia na Bashkon” partitë shqiptare u bashkuan në një të vetme për të garuar.

Procesi i votimit në rajonin me shumicë shqiptare nisi në orën 7 të mëngjesit dhe pritet të përmbyllet qetësisht në orën 20 kur të 11 900 banorëve tu jetë dhënë e drejta e votës.

Sipas sondazheve paraprake, më i favorizuari për fitoren është kandidati shqiptar Nik Gjeloshaj që përfaqëson koalicionin e tri forcave politike shqiptare nën sloganin “Malësia na Bashkon”.