Çadra e opozites e cila qendroi para Kryeministrise per 90 dite duke protestuar per qeveri teknike, eshte mbyllur mbremjen e djeshme pas marreveshjes Rama-Basha.Mengjesin e se premtes ne bulevardin Deshmoret e Kombit” ka nisur qarkullimi normal i automjeteve.

Por nuk mund te mungonte edhe reagimi i Kryeministrit Rama ne rrjetin e tij social Facebook ku ne rubriken e tij te mengjesit ka postuar nje foto duke ironizuar çadren e lirise.

Postimi i plote i Kryeministrit:

MIRËMËNGJES  dhe me këtë kartolinë ekskluzive ju uroj gjithë qytetarëve e vizitorëve të Tiranës sot, hapjen e bulevardit ku rikthehet jeta normale.Tanimë është hapur edhe rruga e Vetingut për të cilin luftuam aq fort së bashku dhe duke uruar një ditë të mbarë për të gjithë, ju siguroj se siç luftuam e fituam për Vetingun, do të luftojmë e fitojmë për rritjen e mëtejshme të ekonomisë e punësimit. Për #ShqipërinëQëDuam me #Shtet  #Punë #Mirëqenie

Artikulli paraprakSHQIPËRIA E ITALIA MARRËVESHJE KUNDËR TRAFIKUT TË DROGËS DHE TERRORIZMIT
Artikulli tjetërMOTI 19 MAJ 2017