Luiza Gega ka dalë jashtë pritshmërive në finalen e 3000 metrave me pengesa.

Në garën e zhvilluar në këto momente në Doha, në kuadër të Botërorit të Atletikës, shqiptarja e mbylli në vendin e 9-të, me kohën 9 minuta 19 sekonda dhe 93 të qintat.
Medalja e artë u mor nga keniania, Chepkoech, e cila u shkëput që në startin e garës.

8 minuta 57 sekonda dhe 84 të qintat ishte koha e kenianes, e cila vendosi edhe rekord botëror. Pas saj u pozicionua malajziania, Coburn, teksa podi u plotësua nga gjermania, Krause.

Gjithsesi, ky ishte një rezultat historik për Gegën, e cila u bë shqiptarja e parë që garon në një finale të Botërorit të Atletikës.