Java Europiane e Praktikave Profesionale është mbyllur me një konferencë të titualluar “E Ardhmja e Zhvillimit të aftësive në një treg Dinamik Pune” organizuar nga shkolla e mesme profesionale “Hamdi Bushati”.

Kjo konferencë u zhvillua edhe në kuadër të projektit “Skills for job” ose “Aftësi për Punë” që financohet nga Sëiss Contact. Ambasadori i Zvicrës në Shqipëri Adrian Maitre mori pjesë në këtë konferencë.

Konferenca u organizua në bashkëpunim me universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Rektori i universitetit Adem Bekteshi u shpreh po shihen mundësitë që nxënësit e shkollave profesionale të thellojnë njohuritë e tyre në këto degë që mund të hapen në universitet.

Drejtorja e shkollës së mesme profesionale “Hamdi Bushati”, Jesmina Lumanaj tregoi për bashkëpunimin me bizneset.

Gjatë kësaj jave shkolla e mesme profesionale “Hamdi Bushati” zhvilloi një sërë aktivitetesh të ndryshme.

 

 

Artikulli paraprakPENSIONISTËT: RRITJA E PENSIONIT 3% ËSHTË QESHARAKE
Artikulli tjetërPOSTRIBË, RAMA SUPRIZON FAMILJEN E VARFËR