Pas rreth katër orësh, Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka mbyllur punimet dhe ka miratuar statutin e ri të partisë.

Midis ndryshimeve të reja është edhe një nen që cakton kryetar për Këshillin Kombëtar që deri më tani, ishte në varësinë e kryetarit të partisë. Statuti u miratua pa shumë kundërshti, ndërsa kundërshtarët e zt.Basha në tërësi e bojkotuan atë.

Pas miratimit të statutit, Partia Demokratike do të nisë një proces ristrukturimi të thellë në bazë, nga seksionet e deri tek kryetarët.

Pas zgjedhjeve në të gjitha degët e saj në vjeshtë, Partia Demokratike do të mbledhë Kuvendin Zgjedhor për të votuar organet drejtuese të saj.

Artikulli paraprakVLLAZNIA KALON NE AVANTAZH 1-0 ME GOLIN E SUKAJT ME PENALLTI
Artikulli tjetërMËSUESI NGACMOI TË MITURËN, XHAXHAI: NËSE S’VEPRON LIGJI DO BËJMË VETËGJYQËSI