Festivali i muzikës qytetare shkodrane “Lulebore” ka mbyllur edicionin e tij të tretë në teatrin “Migjeni”. Nata finale nisi me një surprizë për një prej antarëve të jurisë. Në ditëlindjen e saj aktores së madhe Roza Anagnosti teatri “Migjeni” i dhuroi një tufë me lule.

Edhe në natën finale u kënduan 17 këngët nga artistët që morën pjesë në edicionin e tretë të festivalit “Luleborë” duke dhënë edhe çmimet fituese në fund. Kështu në vend të tretë u shpallën Luiz Ejlli dhe Laorjan Ejlli me këngën “Mall për Shkodrën”.

Në vend të dytë Mukades Çanga me këngën “Ka dal syni” dhe fituese u shpall Rezarta Smaja me këngë “Shko Dallëndyshe”, poezia e njohur e Filip Shirokës. Çmimi i parë ishte surprizë për Rezarta Smajën..

Dirigjenti i këngës fituese Jetmir Barbullushi përveç emocioneve ka edhe një ide për të ndarë veçmas festivalin e këngës së lehtë me atë të këngës tradicionale popullore..