Eshte mbyllur ne barazim 0-0 pjesa e pare e ndeshjes qe po luhet ne Gjirokaster ne mes Luftetarit dhe Vllaznise.

Ndeshja ne Gjirokaster ka nisur me nje minute heshtje ne nderim te viktimave te termetit nderkohe qe lojtaret e te dy ekipeve dhe arbitrat kane dale ne fushe me fanellat e bardha ku shkruhej “Dhuro per Shqiperine” dhe madje nje banderole e tille eshte vendosur edhe ne fushe.

Vllaznia ndryshe nga sa u mendua luajti me dy ndryshime ne formacion teksa ne fushe ishin Gligorov dhe Walusimbi ne vend te Bardulles dhe Zogajt qe ishin menduar ta nisnin si titullar.

Ne minutat e para, Vllaznia ka kontrolluar gjithçka duke krijuar edhe ndonje momente te rrezikshem por lojtaret e saj hezitojne te godasin porten vendase.

Rastin me te mire ne fakt per te shenuar e kane vendasit me ane te Likes qe perballe Sherrit nuk arrin te dergoje topin ne rrjete.

Luftëtari – Vllaznia 0-0

Luftëtari: Paiteris, Isufi, Lala, Kukaj, Qato, Açka, Rapo, Prikas, Dushkaj, Hyseni, Lika. Trajner: Giorgos Marantas. Trajner: Giorgos Marantas

Vllaznia: Sherri, Gurishta, Shehi, Malota, Walusimbi, Krymi, Ramadani, Gligorov, Kruja, Marku, Shtubina. Trajner: Mirsad Jonuz

Arbitrat: Emirjon Sino, Devis Koreshi, Orgest Grabova

Artikulli paraprakSHAHINI: PO ZHVENDOSIM NXËNËSIT E FUNDIT NGA SHKOLLAT QË NUK DO HAPEN NË AMBIENTET PRITËSE
Artikulli tjetërMASAKRA E HOTIT, PROKURORI SHQIPTAR I SHBA: S’KA MË HESHTJE