Skema e aplikimit per subvencionet e fermerëve ka perfunduar tashme. Drejtori I Drejtorisë së Bujqësisë Shkodër, Mustafë Kraja shprehet se deri tani janë kryer 433 aplikime dhe se ndryshe nga vitet e tjera këtë vit, kjo shifër është dyfishuar.

Ndërkohë Kraja shprehet se pas 10 ditësh do të shpallen fituesit paraprak, dhe më pas do vijojnë kontrollet në terren për verifikime të mëtejshme.

Drejtoria e Bujqësisë ka vendosur që tu jepet dhe një muaj afat fermerëve për aplikimet e investimeve në bujqësi. Kraja bën thirrje që të drejtohen në Tiranë për kryerjen e këtyre proçedurave.

Këtë vit femerit I janë lehtësuar proçedurat e subvencioneve pasi janë hequr mjaft dokumente, prandaj ka dhe një dyfishim të numrit të aplikimeve. Kjo është një shtysë për të rritur numrin e prodhimeve bujqesore por dhe të ardhurave te individit .

 

Artikulli paraprakEROZIONI DËMTON 6 HEKTARË TOKË NË JUBAN
Artikulli tjetërPËRMBYTJET, ENDE NËN UJË 3300 HA TOKE