Kryeministri Edi Rama i është rikthyer sërish sot mbylljes së pikave të basteve nga janari i vitit të ardhshëm.

Reagimi i kreut të qeverisë vjen pas akuzave se me mbylljen e salloneve ku luhen baste, do lulëzojnë bastet online.

Rama thotë as ato nuk do ekzistojnë pas vitit të ri 2019, ndërsa shton me ironi se ata që përhapin informacione të rreme për bastet, duhet të kujdesen për “Babalen”.

Postimi i Ramës në Twitter:
Paratë e zeza të basteve po derdhen kazaneve për të jashtëqitur llafin se kjo u bëka që të mbetet një monopol online!Këtë për çudi s’e paska Taulanti.

Mos u lodhni kot, bastet s’i shpetoni dot më! Edhe bastet edhe ky monopoli online do vdesin për Vit të Ri. Amanet dëshmitarin X.