Vendimi i qeverisë për mbylljen e lojërave të fatit në zonat e banuara konsiderohet dhe nga vendorët si shpëtim për dhjetëra familje të përfshira në drama sociale si pasojë e bixhozit.

Kreu i bashkisë së Pukës Gjon Gjonaj thotë se vetëm në zonën që mbulon kjo bashki, familjet që kanë një pjesëtar që frekuenton lojërat e fatit ka mesatarisht 20 mijë lekë minus në buxhetin e saj.

Sakaq lojërat e fatit sipas Gjonajt është dhe shkaku kryesor i dhjetëra divorceve.Gjonaj i bëri komentet teksa inspektoi punimet për banesat sociale të cilat bashkia e Pukës në bashkëpunim me Entin Kombëtar të Banesave po i ndërton për 24 familje të pastreha të qytetit verior.