Kryeministri Edi Rama ka postuar këtë të enjte në rrjetin social “Facebook” një video ku trajtohet, në mënyrë ironike e njëkohësisht humoristike, mbyllja e pikave të basteve sportive.

Rama ka vendosur të shkruajë përmbi videos virale “pa koment”, duke lënë kështu që mesazhi i dëshiruar të transmetohet përmes tekstit të përshtatur në këngën “Plas” të Flor Mumajesit.

Sikurse u paralajmërua më parë, pikat e basteve sportive nuk do të hapeshin nga 1 janari i vitit 2019. E lidhur me këtë fakt, kreu i ekzekutivit shpesh herë ndan nëpër rrjete sociale postime sikurse të këtij lloji.

PUBLICITET