Kryeministri i vendit, Edi Rama, në rubrikën e tij “Përgjigjia Ime”, ka sjellë edhe njëherë në vëmendje projektligjin për lojrat e fatit.

Para ndjekësve të shumtë, Rama është shprehur se ka dashur që këtë vendim ta merrte më parë siç edhe kishte premtuar por nuk ia kishte dalë për shkak të një mosmarrëveshje të koalicionit qeverisës së mandatit të parë.

Do të kisha dashur ta bëja më parë siç edhe kisha premtuar por nuk munda sot sepse rezistenca ishte e madhe brenda koalicionit qeverisës. Ishte i pari edhe i fundit rast kur unë kam pranuar një kompromis të keq, shtyrjen e afatit deri në dhjetor 2018.

E di që kam zhgënjyer dhe mërzitur njerëz por nuk munda dot. Unë vetë kam qënë më i mërzituri.

Prandaj iu kuptoj ju që nuk e besoni që do të ndodhë vërtetë. Kam besim që asnjë deputet nuk do të joshet dhe as nuk do të presionohet nga ata që do të humbasin miliarda.

Rama nuk ka lënë pa përmendur edhe opozitën, duke pohuar se nuk e di nëse ata do të vijnë ta votojnë ligjin që prej kaq kohësh i thonë shqiptarëve se i ka në pronësi vëllai i tij, Olsi.

Se di çfarë do të bëjë opozita, a do të vijë, a nuk do të vijë të mbyllë biznesin që ka kaq vjet që iu çan dërrasat shqiptarëve duke iu thënë që është biznesi i vëllait tim.

Ne votat i kemi më 31 dhjetor do t ju bëjmë një dhuratë shumë të pritur nënave dhe grave shqiptare.