Zyra e Bashkimit Europian në qytetin e Shkodrës që nga janari i këtij viti qëndron e mbyllur.

Kjo pasi projekti ka mbaruar dhe për këtë nevojiten strategji të tjera reformimi për komunikimin për cështjet e BE-së.

Drejtuesja e kësaj zyre në Shkodër Shehiada Piraniqi thotë se momentalisht ka në bashkinë Shkodër një kënd të BE-së i cili bën të njëjtin rol si zyra e BE-së.

Në të ardhmen sipas Piraniqit mendohet se do të rinis ky projekt me qëllimin që kjo zyrë të nisë punën sic bënte më parë

Në programin e zyres se Bashkimit Europian ne Shkodër mes të tjerash ka qënë edhe edukimi i brezave qe nga me te vegjlit deri tek te rriturit, duke i njohur ato me politikat e Bashkimit europian,

Ndër te tjera bashkitë respektive janë bere pjese e procesit te decentralizimit. Në bashkinë e Shkodrës është krijuar kohë më parë këndi i BE i cili është mjaft i dobishëm për të sjellë më pranë qytetarëve shqiptarë dhe administratave vendore më shumë informacion mbi BE-në, politikat dhe programet e saj.

Në dhjetor të 2016 u financua projekti Bashkitë për Evropën projekti i financuar nga Bashkimi Evropian në Shqipëri me synim mbështetjen e ngritjes së një zyre evropiane lokale në secilën prej 61 bashkive, ku është përfshirë edhe bashkia e Shkodrës