Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shëngjin. Në vendin e quajtur “Skalierat” pranë portit të Shëngjinit është gjetur i mbytur në det shtetasi M.I, rreth 30 vjeç, banues në Elbasan.

Trupi i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm rreth orës 09:45 nga kalimtarët. Nuk dihet ende sesi ka ndodhur ngjarja, apo nëse 30-vjeçari ka qenë pushues në plazhin e Shëngjinit.

Sakaq, grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje, dhe nën drejtimin e Prokurorit të Rrethit Gjyqësor Lezhë, po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.