Një person është gjetur i mbytur pasditen e sotme tek ura e Bunës e Re.

Viktima është rreth moshës 50-vjeç, ndërsa ende nuk është identifikuar.

Sipas policisë, viktima nuk ka shenja dhune, ndërsa po kryhen veprimet me grupin hetimor. Trupi i 50-vjeçarit është dërguar në morg.