Dy shtetas grekë, një femër dhe një mashkull, janë arrestuar gjatë transportimit të një sasie të konsiderueshme kanabis me prejardhje nga Shqipëria.

Të arrestuarit me moshë 54 vjeç dhe 24 vjeçe, u ndaluan në afërsi të Kozanit në Greqinë e Veriut, pasi policia ishte sinjalizuar më përpara se dyshohej që ata po transportonin drogë.

Nga kontrolli në automjetin e tyre u gjetën 8 thasë të mëdhenj, brenda të cilëve ndodhej një sasi prej 104 kg kanabis, e ambalazhuar në 40 paketa.

Policia sekuestroi drogën dhe automjetin. Departamenti i antidrogës i Kosturit, shkruan ora neës, po vazhdon hetimet për të zbardhur gjithë skemën e veprës penale, që nga dorëzuesit dhe deri te destinacioni përfundimtar i drogës.