6000 vaksina antigrip janë porositur nga Drejtoria e Shëndetit Publik të cilat priten të vijnë në datën 15 nëntor.

Pikërisht në këtë datë nis aplikimi i vaksinës falas për grupet e riskut si gratë shtatzëna, personat me diabet, astëm, ata me probleme kardiovaskulare si dhe i gjithë personeli mjekësor.

Vaksin antigrip është e domosdoshme që të kryhet nga të gjithë individët pa përjashtim. Është një instrument efikas për parandalimin e gripit të stinës patologjitë dhe komplikacionet që e shoqërojnë këtë virozë.

Vaksina e gripit përgatitet çdo vit sipas rekomandimeve të OBSh dhe ekspertët mblidhen çdo muaj shkurt për të vendosur për vaksinën e re.