Drejtuesi i mjetit i cili u shkaktoi aksidentin masiv mbrëmjen e 20 janarit, duke përplasur edhe 10 makina të tjera në rrugën Transballkanike është Kreshnik Lilaj, aktualisht Drejtor i Agjencisë Rajonale të Mjedisit.

Për drejtorin Kreshnik Lilaj është prerë edhe një fletë arresti dhe në mesditë u bë arrestimi i tij, për konsumim të alkoolit dhe lëvizje tej normave të lejuara, pasi në momentin e aksidentit po qarkullonte me një shpejtësi 230 km/h  thanë burime të grupit hetimor .

“Arrestimi i tij u bë për arsye se ditën e djeshme në lagjen “24 Maji” pranë rrethrrotullimit të “Omonias”, shtetasi K.L., duke drejtuar mjetin e tij tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mjete të tjera të parkuara duke dëmtuar disa prej tyre por edhe veten e tij.

Pas matjes me aparatin drager, rezultoi se shtetasi K.L., drejtonte mjetin në gjendje të dehur” informoi policia e Vlorës.

Ka qenë ora 22 53 minuta në rrugën Transballkanike, kur makina tip “Benz” me targa AA 272 RB humb kontrollin dhe nis të përplaset me makinat që ishin të parkuara buzë rrugës.

Sic duket nga pamjet e kamerave të sigurisë, makina tip Benz rrotullohet disa herë në ajër me shpejtësi të lartë ndërsa përplas makinat e tjera. Për pasojë të këtij aksidenti janë dëmtuar të paktën 11 makina.

Artikulli paraprakI DËNUAR ME 7 VITE BURG PËR VJEDHJE ME DHUNË, EKSTRADOHET NGA ATHINA
Artikulli tjetërKOMISION HETIMOR PËR CERTIFIKATËN E SIGURISË SË CAKAJT, ZBARDHEN EMRAT E ANTARËVE