Këto ditë të nxehta vere do freskohen nga tingujt e Jazz-i Festivali.

Nga data 27 gusht deri më 2 shtator në Shkodrë do zhvillohet edicioni i 9-të i Festivali të xhazit.

Në këtë edicion do të jenë pjesëmarrës dhe instrumentistë të huaj, të cilët për herë të parë do të ndodhen në ambientin muzikor, artistik dhe kulturor të Shkodrës.

Joyce Elaine Yuille, këngëtarja e njohur amerikane e muzikës soul e shoqëruar nga saksofonisti Michael Rosen si dhe Diego Borotti NU4tet do të jenë disa nga grupet dhe artistët që do të marrin pjesë në edicionin e sivjetshëm të Shkodra Jazz.

Në festival do të marrë pjesë pianisti i suksesshëm në skenat e teatrove më me emër në të gjithë Europën dhe më tej, Paolo Marzocchi nga Pesaro, Itali, mik i Shqipërisë dhe në veçanti i Shkodrës dhe kitaristit dhe kompozitorit Josè Maria Gallardo Del Rey

Në këtë event kulturorë të ketë hapësirë edhe për muzikë klasike me të ftuar nderi mjeshtra të mëdhenj të muzikës, që me performancat e tyre do të kënaqin publikun e bashkë me artistët e tjerë pjesëmarrës .

Ky është edicioni i nëntë i Shkodra Jazz Festival, i cili nisi në vitin 2005 në kujtim të muzikantit të njohur Rrok Jakaj.

Tingujt e Jazz-it pa dyshim se do të krijojnë atmosferë në qytetin e Shkodrës duke i dhënë një tjetër ritëm jetës së përditëshme në Shkodër dhe njëkohesiht duke i dhënë peshën e një qyteti që vërtet peshon kulturë e traditë.

Nje nga partneret mediatike te ketij eventi kulturor do te jete edhe Star Plus Tv

Artikulli paraprakEKSPERTËT, ALARMANTE SITUATA NË LIQENIN E SHKODRËS
Artikulli tjetër“HIDROVORI”, RRUGA QË NUK U ASFALTUA KURRË