Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një ftesë për të gjithë ata që duan që të përfitojnë nga programet mbështetëse në bujqësi.

Me anë të një videoje të postuar në faqen e tij në Facebook, Rama i ka ftuar të interesuarit që të aplikojnë filluar nga 30 nëntori për të zhvilluar ekonominë në fshat.

Më 30 nëntor 2018 fillojnë aplikimet për mbështetjen financiare në bujqësi, agropërpunim dhe zhvillim rural. 94 mln euro nga fondet e qeverisë Shqiptare dhe BE.

Postimi i Ramës: