Një sasi prej 33.4 kg lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva u sekuestrua nga policia gjatë një operacioni antidrogë i koduar “Piramida”.

Në pranga përfunduan Alment Bakullati, 27 vjeç si dhe Klement Domeri, 35 vjeç, të dy banues në fshatin Shalë, Konispol.

Policia lokale bën me dije se ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin, po transportonin 33 kilogramë e 4 gramë e dyshuar si Cannabis Sattiva.

Lënda narkotike u gjet e ndarë në 6 pako, të cilën shtetasit e mësipërm po e transportonin nga kufiri i gjelbër drejt shtetit grek pranë vendit të quajtur.

Materialet iu dërguan Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim.