Ky është Elsid Sekja një i ri me aftësi të kufizuara nga qyteti i Shkodrës . Prej tre muash ai është punësuar si punonjës social pranë spitalit rajonal të Shkodrës. Gjesti që ai ka bërë është tëpër emocionues.

Elsidi me iniciativën e tij ka organizuar studentët e infermierisë të cilët bëjnë praktikën në repartin e kirurgjisë që të gjenden pranë familjeve në nevojë. Kështu ata sëbashku kanë mbledhur 30 pako ushqimore, për 30 familje në Postribë të cilat janë në gjendje të vështirë ekonomike.

Elsidi është një djalë energjik dhe cdo sfidë ai di ta kapërcejë. Falë vullnetit të tij ai ka arritur që të punësohet në këtë spital si punonjës social, teksa thotë se ka gjetur mbështetjen nga të gjithë pjestarët e stafit.

Diten e Shtune ai sëbashku me kolegët e tij të punës do të udhëtojnë drejt Postribës për t’ë dërguar pakot me ushqime që do të shpërndahen në 30 familje

Artikulli paraprakSHKODËR-KOPLIK TJETËR AKSIDENT, VDES NJË PASAGJERE
Artikulli tjetërSHQIPËRIA MERR PRESIDENCËN E OSBE-SË, RAMA: HAP HISTORIK DHE INSPIRIM PËR TË SHKËLQYER